Sulmet me armë kimike në Siri, SHBA: Ende nuk kemi konfirmuar akuzën
SHBA deklaron se deri më tani nuk kanë arritur të konfirmojnë nëse armët kimike janë përdorur në një sulm që dyshohet se është bërë me gaz helmues në Siri.Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se zyrtarët e SHBA-ve janë duke bërë çdo gjë që është e mundshme për të mësuar faktet rreth një sulmi të mundshëm që thuhet se është kryer të mërkurën në afërsi të Damaskut.Ajo ka thënë se presidenti Barack Obama ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës amerikane që të punojnë drejt verifikimit të dyshimeve që janë bërë nga forcat opozitare të cilët thonë se forcat qeveritar siriane e kanë kryer sulmin me armë kimike.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka bërë thirrje qeverisë siriane që të lejojë ekspertët e kësaj organizate që tashmë gjenden në territorin sirian pët të vizituar vendin e ngjarjes.Zyra e zotit Ban Ki-moon thotë se i ka paraqitur kërkesë zyrtare qeverisë siriane dhe pret një përgjigje pozitive pa vonesë.Zëdhënësi i OKB-së Eduardo del Buey tha se Sekretari i Përgjithshëm është tepër i shqetësuar nga njoftimet se qeveria siriane mund të ketë përdorur armë kimike në një lagje periferike të Damaskut. Sipas opozitës, sulmi la të vrarë qindra vetë.“Sekretari i Përgjithshëm beson se incidentet që thuhet se ndodhën të mërkurën duhet të hetohen pa vonesë. Që nga e mërkura ai ka qenë në kontakt me udhëheqësit botërorë lidhur me këtë çështje. Ai ka udhëzyar nënsekretaren e përgjithshme Angela Kane për të shkuar në Damask”.Angela Kane është zyrtarja më e lartë e OKB-së për çarmatimet dhe zyra e saj është angazhuar direkt në hetimin e akuzave mbi përdorimin e armëve kimike në Siri. Ajo ishte në Damask në fund të korrikut për të finalizuar një marrëveshje që u dha mundësi inspektorëve të OKB-së të futeshin këtë javë në Siri.Një zyrtar i OKB-së tha se zonja Kane do të nisej për në Damask së shpejti.Ekipi me 20 ekspertë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbërriti të dielën në Damask për të hetuar tre incidente të mëparshme kur thuhet se janë përdorur armë kimike.Zëdhënësi i OKB-së del Buey tha në komentet për shtyp se Sekretari Ban Ki-moon kërkon nga qeveria siriane të japë lejet e nevojshme për ekipin që të hetojnë pa vonesë akuzat lidhur me të mërkurën.“Një kërkesë zyrtare po dërgohet nga Kombet e Bashkuara në adresë të qeverisë siriane. Sekretari i Përgjithshëm pret një përgjigje pozitive sa më parë që të jetë e mundur”.Këshilli i Sigurimit që shpesh karakterizohet nga mungesa e konsensusit, ka shprehur mbështetjen e tij për thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për një hetim të pavarur dhe të hollësishëm për të zbardhur incidentin e së mërkurës.Burime opozitare thonë se sulmi ka shkaktuar nga 500 deri në 1300 të vdekur. Këto shifra nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.