Egjipt, Hosni Mubarak del nga burgu, tani në “arrest shtëpie”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2013, 08:54
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, do të vendoset nën regjimin e arrestit shtëpiak. Ky njoftim u bë nga Zyra e kryeministrit, që mbështetet nga ushtria, para lirimit të pritur të Mubarakut nga një burg në kryeqytetin Kajro.Të mërkurën, një gjykatë në Kajro urdhëroi lirimin e kushtëzuar të Mubarakut. Proçesi kundër Mubarakut kishte të bënte me akuzat për korrupsion, meqë ish-lideri i Egjiptit dyshohet se ka marrë dhurata nga një kompani shtetërore mediale.Mubarak, 85 vjeç, gjendet në burg prej prillit të vitit 2011, pasi më parë ishte përmbysur nga presidenca gjatë protestave të përgjithshme.Ai ende ballafaqohet me akuza të ndara lidhur me sulmet vdekjeprurëse nga forcat e sigurisë kundër protestuesve gjatë revoltës në vitin 2011.