Situata në Egjipt, Ministrat e BE marrin sot një vendim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel, për të diskutuar krizën në Egjipt.BE-ja do të diskutojë për t’i ndërprerë ose jo ndihmën Kajros, pas goditjes së ushtrisë egjiptiane ndaj mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Egjiptit. Zyrtarë të bllokut kanë thënë se do të diskutojnë edhe për vendsojen e embargos së armëve ndaj këtij vendi.Të martën në Uashington, presidenti Barack Obama ka takuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar po ashtu ndërprerjen e ndihmës vjetore për Egjiptin.Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar edhe arrestimin e udhëheqësit të lartë të Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, nën akuzat për nxitje të dhunës dhe vrasjeve.