Poloni, gjendet bomba 500 kg e Luftës së Dytë Botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2012, 12:15
Një ndërtesë në qendër të Varshavës u evakua pasi punëtorët e ujësjellësit gjetën një bombë 500 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore, njoftoi DPA duke cituar raportet e mediave lokale.Rreth 20 persona janë evakuuar nga ndërtesa pasi një ekip që po riparonte gypat e ujit gjeti bombën afër ndërtesës.Ushtarët e siguruan bombën dhe e dërguan atë për demontim jashtë qytetit.Herë pas here vazhdojnë të gjenden mbetje të Luftës së Dytë Botërore në qytet.Në muajin shkurt, rreth 400 njerëz u evakuuan kur një bombë 1.5 tonëshe u gjet në qendër të Varshavës-gjithashtu përgjatë linjës së Metros së qytetit.