Itali, nisin hetimet ndaj verës së Hitlerit

Në Itali kanë nisur hetimet ndaj një kompanie e cila prodhonte shishe vere të cilat kishin fytyrën e Adolf Hitlerit. Hetimet nisën pasi një grua amerikane, të afërmit e së cilës u vranë në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbeti e shtangur kur gjeti në një supermarket italian shishe vere me fytyrën e Adolf Hitlerit.”Ishte shumë shokuese për mua të shikoja ato shishe vere, që të bën të simpatizosh neonazismin”, deklaroi gruaja.Cindy Hirsch, nga Filadelfia, ndodhej me pushime në Itali, kur në stendat e verës në supermarket gjeti edhe shishet me imazhin e Fyhrerit dhe mbishkrime si “Mein Kampf” (Lufta Ime) apo “Ein volk, ein Reich, ein Fyhrer” (një popull, një perandori, një fyhrer).