Çifti britanik fiton 190 milionë euro

Një veturë të re, një shtëpi të re, pushime dhe një jetë pa brenga do t`i kenë, tani e tutje, Ejdrijen dhe Gjillijen Bejford- çifti britanik që fitoi xhekpotin e lotarisë prej 190 milion euro, njoftoi DPA.Bejfordët thanë se planifikojnë që, fillimisht, t`i dërgojnë fëmijët e tyre në Disneyland afër Parisit, të vizitojnë Rocky Mountains dhe të blejnë një shtëpi të re.Por, paratë e fituara ata thanë se do t`i ndajnë edhe me më të dashurit e tyre.“Është një shumë aq e madhe parash sa që nuk mund të jetë vetëm për një person”, tha Gjillijen.Sipas The Sunday Times, pasuria e çiftit tani hyn në nivelin e pasurive të yjeve të popit si Tom Xhouns apo Erik Klepton.