Përmbytjet në Rusi, 100-mijë njerëz largohen nga shtëpitë e tyre

Përmbytjet shkatërruese përgjatë kufirit të Rusisë me Kinën mund të detyrojë 100-mijë njerëz  të largohen  nga shtëpitë e tyre.Fshatrat në rajonin Amur dhe në  disa zonë të tjera janë të mbuluara nga uji, e ndërsa në disa vende  niveli i ujit ka arritur deri në  gjashtë metra. Zyrtarët thonë se përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm , janë më të  madhatë që kanë goditur zonën   në 120 vjet. Rreth 15-mijë njerëz tashmë janë evakuuar. Ministri i situatave emergjente  të Rusisë, Vladimir Puchkov, itha presidentit Vladimir Putin, se afro 5300 shtëpi, në më tepër se 120 komunitete, janë shkatërruar nga vërshimet .Qeveria po  përpiqet të jetë së ma pranë  njerëzve në zonat e përmbytura. Ndërkhë Shefi i Shërbimit monitorues hidrometeorologjik rus tha se nuk pritet që vërshimet të fillojnë të tërhiqen deri në fillim të muajit shtator.