Peshkatarët spanjollë protestë kundër Britanisë së Madhe
Peshkatarët spanjollë do të lundrojnë gjatë ditës së dielë në afërsi të ujrave të Gjibraltarit, në një protestë kundër Britanisë së Madhe.Qeveria lokale e Gjibraltarit ka vendosur të ndërtojë 70 blloqe betoni në det, të cilat sipas peshkatarëve do të dëmtojnë ndejshëm industrinë e peshkimit në zonë.Si kundërpërgjigje, Madridi zyrtar ka vendosur aktualisht taksa të larta doganore për shtetasit e Gjibraltarit sa herë që ata hyjnë në Spanjë, duke provokuar kështu një përballje të ashpër verbale me Londrën.Një territor nën sovranitetin britanik që në kohërat koloniale, Gjibraltari shtrihet në skajin jugor të Gadishullit Iberik dhe zotëron një rol kyç gjeografik, pasi kontrollon ngushticën nëpërmjet të cilës Deti Mesdhe komunikon me Oqeanin Atlantik.Ndër dekada, qeveria spanjolle gjithmonë ka kërkuar rikthimin e këtij territori të pushtuar, ndërsa nuk e njeh sovranitetin e Britanisë në Gjibraltar.