Egjipt, protestuesit ngujohen në xhami, policia hap zjarr

Raportohet se ka pasur të shtëna intensive rreth një xhamie në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, ku protestuesit islamikë ishin mbledhur gjatë natës.Në pamjet e drejtëprdrejta në televizion shiheshin forcat e sigurisë duke shtënë në minaretë e xhamisë Al-Fateh, gjatë ditës së sotme, ku janë mbledhur qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane.Në televizion shihet se si protestuesit përpiqeshin të gjenin mbrojtje brenda xhamisë, e cila ishte e mbushur me gaz lotsjellës.Ministria e Shëndetësisë tha se nga e Premtja janë vrarë 173 njerëz. Kryeministri i Egjiptit ka propozuar shpërbërjen ligjore të Vëllazërisë Myslimane.Vijojnë protestat në Egjipt, të tjera viktima, mes tyre dhe djali i kreut të opozitësMëngjesi solli sërish përleshje mes mbështetësve të Vwllazërisë Myslimane dhe forcave të ushtrisë në Egjipt. Situata është ndezur pasi ushtria rrethoi xhaminë ku ndodheshin mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, duke kërkuar spastrimin e xhamisë. Tensionet vijnë një ditë pasi 80 persona vdiqën dhe 1,000 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane u arrestuan.Grupi ka bërë thirrje për protesta të përditshme, pas një goditje në kampet e tyre në Kajro të mërkurën që shkaktoi qindra të vdekur. Policia ka rrethuar xhaminë el-Fet'h në sheshin Ramses Kairos, ku ishin mbështetësit e Morsit.Forcat e sigurisë hynë në ndërtesë në përpjekje për t'i bindur ata për tu larguar. Pamjet televizive treguan forcat e sigurisë në përpjekje për të nxjerrë jashtë xhamisë turmë e zemëruar.Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se dhjetëra të tjerë janë në hollin kryesor të xhamisë, duke refuzuar të dalin me frikën se jeta e tyre nuk është e sigurt.Vëllazëria është duke kërkuar rivendosjen e Mohammed Morsi, Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipti, i cili u largua nga ushtria muajin e kaluar.Gjithashtu Vëllazëria Myslimane ka njoftuar në Facebook se djali i udhëheqësit shpirtëror të lëvizjes, gjeneral Guide Mohamed Badie, ishte njëri prej të vrarëve gjatë protestave të premtes. Ammar Badie, 38 vjeç, kishte vdekur nga një plagë plumbi në Sheshin Ramses të premten.Ndërkohë Komisionerja e OKB për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, tha se ndërsa protestat paqësore dhe e drejta për të protestuar duhen respektuar. Vëllazëria Myslimane ka dalë në rrugët e Egjiptit që nga 3 korriku, kur ushtria rrëzoi Presidentin Morsi.