Aksident detar në Filipine, mbytet anija me pasagjerë, 200 të zhdukur
Autoritetet në Filipine thonë se më se 200 persona konsiderohen të zhdukur, pas fundosjes së anijes së udhëtarëve, e cila ishte ndeshur me një anije transportuese.Zyrtarët kanë thënë sot se është konfirmuar se të paktën 28 persona kanë humbur jetën gjatë këtij incidenti të rëndë, që ndodhi në ujërat afër portit Cebu.Zyrtarët e Rojës bregdetare thanë se më se 600 njerëz kanë shpëtuar, shumica prej tyre me anije të peshkatarëve, që u kishin ardhë në ndihmë menjëherë pas informacioneve për ndeshje të anijeve.Ekipet e zhytësve janë dërguar në vendin e fundosjes për të kërkuar dhe shpëtuar eventualisht njerëz. Mësohet se rreth 870 vetë ishin në anije kur ndodhi përplasja me anijen transportuese.Ndërkaq anija e mallrave Sulpicio Express 7, me 36 persona ne bord, nuk u fundos. Trageti 40-vjeçar, me peshe 11.000 tone, eshte ne pronesi te nje kompanie kineze, e cila gjate tre viteve te fundit eshte kthyer ne menaxhuesin me te madh te trageteve ne filipineve.Aksidentet detare ne kete arkipelag jane te zakonta kryesisht prej luhatshmerise se madhe te motit tropikal, gjendjes se mjerueshme te anijeve dhe zbatueshmerise se ulet te rregullave te sigurise.Ajo qe njihet si fatkeqesia me e madhe e ketij lloji ne bote, ndodhi pikerisht atje dhjetorin e 1987-s kur nga perplasja e tragetit Dona Paz me nje anije-cisterne humben jeten me shume se 4.000 persona.