Hezbollahu fajëson sunitët për sulmet në Bejrut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2013, 22:32
Udhëheqësi i Hezbollahut ka fajësuar islamistët sunitë për sulmet e së enjtes në Bejrut, në të cilat kanë humbur jetën 22 persona.Në një fjalim televiziv, Hassan Nasrallah ka thënë se radikalët sunitë qëndrojnë prapa tyre.Sulmet e së enjtes në një lagje të banuar me shiitë kanë plagosur edhe më shumë se 300 persona.Nasrallah ka thënë se ato do të forcojnë edhe më shumë vendosmërinë e Hezbollahut për të luftuar në Siri.Grupi militant shiit nga Libani ka luftuar në Siri përkrah forcave të regjimit.Përfshirja e tij atje ka përkeqësuar tensionet sektare midis myslimanëve shiitë dhe sunitë në Liban.