Dhuna në Egjipt, Bashkimi Evropian rishqyrtonë marrëdhëniet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2013, 11:02
Bashkimi Evropian po planifikon të rishqyrtojë marrëdhëniet me Egjiptin, derisa dhuna në këtë vend po vazhdon.Në një deklaratë të publikuar sot nga zyrtarët e lartë, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Egjipt që të përmbahen nga dhuna.Në këtë deklaratë, theksohet se Bashkimi Evropian “në mënyrë urgjente do t’i rishqyrtoj” marrëdhëniet e veta me Egjiptitn, gjatë disa ditëve dhe do të miratojë “masa që synojnë” parandalimin e dhunës më mëtejshme.