Vdekja e Princeshës Diana, detaje të reja, mund të jetë vrarë nga një ushtar
Princesha Diana u vra nga ushtari britanik?Kjo është një pyetje që ka hapur një debat në Britani dhe duket se do të sjellë zhvillime të reja mbi proçesin hetimor për vdekjen e Princeshës Diana dhe Dodi al Fayed në vitin 1997.“Scotland Yard” po merret me hetimin e fakteve të reja të cilat hedhin dyshime se Princesha mund të jetë qëlluar nga një sajper britanik, e ndërsa pista e vrasjes nuk është e re për policinë metropolitane.Megjithëse zyrtarisht nuk është hapur një hetim i ri, “Scotland Yard” ka njoftuar se ishin duke vlerësuar besueshmërinë e informacioneve të reja në lidhje me vdekjen e Princeshës Diana dhe Dodi Fayed. Informacionet kanë dalë nga babai i ushtarit britanik, e ndërsa në letrën e tij shkruhej se vdekja e princeshës ishte mbuluar si një aksident rrugor.Princeshë Diana humbi jetën mëngjesin e 31 Gushtit në vitin 1997, kur makina me të cilën udhëtonte tip Mercedes, u rrëzua në një tunel. Më 7 prill të vitit 2008, juria e përcaktoi vdekjen e Princeshë Dianës si një aksident rrugor.