“Dorëzohet” CIA, pranon ekzistencën e hapësirës “Area 51”
Agjencia CIA e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht e ka pranuar ekzistencën e lokacionit sekret për prova, në shkretëtirën e Nevadës, të njohur si “Area 51”.Pas disa dekadash të fshehtësisë ekstreme për këtë lokacion, CIA u është përgjigjur kërkesave të shumta publike nga George Washington University dhe e ka publikuar një histori josekrete të këtij lokaliteti.Në këtë dokument përshkruhet se si CIA ka filluar ta përdorë këtë lokacion të largët afër liqenit Groom, në mes të viteve të 50-ta, për provën e aeroplanit të spiunimit U-2.Publikimi i dokumentit konsiderohet si një kthesë e madhe, pasi qeveria më parë kishte refuzuar te pranoje vete ekzistencen e lokacionit.“Area 51” ka luajtur një rol dominant në mesin e teoricienëve konspirativë, që për vite të tëra kishin dyshuar se lokaliteti ka mundur të jetë i involvuar në aktivitetet e anijeve kozmike nga ndonjë botë tjetër.