Zgjedhjet e Shtatorit në Gjermani, vijon fushata, sondazhet favorizojnë Merkelin

Në Gjermani gara mes kancelares Angela Merkel që kërkon një mandatë të tretë dhe kundërshtarit të saj politik, Peer Steinbrueck ,i Partisë Socialdemokratike, sa vjen e bëhet më e nxhehtë. Merkel ka kërkuar nga votuesit gjermanë të shohin arritjet e vendit dhe më pas të shkojnë për të votuar."Dhjetë vjet më parë Gjermania ishte si një njeri i sëmurë, gjithashtu, njeriu i sëmurë i Evropës. Pastaj ne kemi ndryshuar dhe, për shkak të këtyre ndryshimeve, ne jemi sot spirancë e stabilitetit dhe motori i rritjes në Evropë. Ne duam që të qëndrojnë në atë pozitë ", tha Merkel në një miting.Por dhe kandidati  kandidati Social Demokratët edhe pse në sondazhe është pas kancelares, është tepër i vendosur për të sfiduar Angela Merkel."Unë dua që të bëhem kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë, sepse  dua të ndaloj politikën e kësaj qeverie që po dobëson Gjermaninë," tha  Peer Steinbrück.Kancelarja gjermane Angela Merkel duket e sigurt  për  madatin e saj  të tretë në zgjedhjet e 22 Shtatorit, megjithatë i frikësohet një kalicioni mes Social demokratëve  dhe të Gjelbërve me  partitë e majta.