Iran, privohet nga bukuria. Refuzohet si këshilltare në politike vetëm se është e bukur
"Shumë e bukur për të qeverisur!". Me këtë arsyetim një 27-vjeçare në Iran nuk është pranuar të futet në politike si këshilltare në një qytet, edhe pse kishte marrë një numër shumë të madh votash në zgjedhje. Kjo pasi këshilltarët burra, janë shprehur se nuk kanë nevojë për "modele". Vendimi është kundërshtuar nga vajza e re, si dhe nga grupe që mbrojnë të drejtat e grave.Ka fituar në zgjedhje për të qenë këshilltare, por nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë për një shkak të vetëm: është Shumë e bukur dhe shumë sexy. Por të jesh e tillë në Iran, nuk është e lehtë.Ajo është 27 vjece. Quhet Nina Siakhali Moradi, e diplomuar për arkitekturë. Gjatë zgjedhjeve të fundit në Iran, mblodhi 10 mijë vota, në qytetin e Qazvin, në veri të vendit, duke u renditur e 14-ta mes 163 kandidatëve për këshillin komunal të qytetit.Në mbledhjen e parë të këshillit komunal të këtij qyteti u vendos nga burrat në drejtimin e tij, se Nina nuk mund të ishte pjesë e këshillit, pasi u cilësua "shumë e bukur për të qeverisur."Thuajse 10 mijë persona më kanë votuar dhe është e drejta ime të hyjë në këshillin komunal. Po kjo nuk po ndodh, dhe unë nuk e kuptoj pse?", ka reaguar e indinjuar 27-vjeçarja, që po vuan kështu "pasojat" e bukurise së saj.Përfaqësuesi i qytetit Qazvin në Parlamentin Iranian shpjegoi se votat për Ninën u anuluan, sepse "Nuk duam një modele për pasarelë në këshill".Edhe pse ka nga ata që pretendojnë se Moradi u zgjodh vetëm prej bukurisë së saj, shumë të tjerë shprehen se anulimi i votave është një padrejtësi dhe një shkelje e të drejtave të gruas.Rezervat kunder Ninës, u vunë re që në fushatën elektorale, pasi vajza e re u vu në qendër të kritikave nga disa konservatorë, madje pati dhe protesta kundër kandidimit të saj.