“Jobs”, filmi mbi gjeniun e “Apple”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2013, 11:06
“Ka qenë një inovator, krijues i objekteve revolucionare si iPad dhe iPhone, por edhe një njeri me pasion, që inkurajonte të rinjtë të shihnin përtej”.Janë këto fjalët e aktorit Ashton Kutcher për themeluesin e “Apple”, Steve Jobs, të cilin e interpreton në filmin me të njëjtin emër do të shfaqet për herë të parë që në Shtetet e Bashkuara më 16 gusht.“Desha ta bëja këtë film për të frymëzuar të rinjtë për të krijuar botën në të cilën jetojnë”, shprehet protagonisti i “Jobs”, që mban regjinë e Joshua Michael Stern.