VIDEO/ Brazili “shkëlqen” ndaj Panamasë! Gjermania shkatërron Finlandën, Kosova mundet nga Çekia
Brazili dhuroi spektakël në testin miqësor përballë Panamasë. Seleçao triumfoi me rezultatin e thellë 6–2 në stadiumin legjendar “Marakana”, duke konfirmuar formën e mirë në prag të botërorit. Fitore të thellë arriti edhe Gjermani që mundi 4 me 0 Finlandën
Brazili dha një tjetër shfaqje force në miqësoren ndaj Panamasë, duke fituar me rezultat bindës dhe duke konfirmuar potencialin ofensiv të skuadrës.
Në një mbrëmje plot ritëm, gola dhe spektakël në Maracana Stadium, Seleçao dominoi pjesën më të madhe të sfidës dhe u largua nga fusha me një fitore 6 me 2 që entuziazmon tifozët brazilianë përpara sfidave të ardhshme.
Brazilianët e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa Vinicius zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë.
Panama reagoi dhe gjeti golin e barazimit, por përgjigjja e vendasve ishte e menjëhershme. Casemiro riktheu avantazhin për Seleçaon, ndërsa me kalimin e minutave diferenca në fushë u bë gjithnjë e më e dukshme.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mori plotësisht kontrollin e sfidës. Në harkun kohor të 10 minutave, brazilianët shënuan 3 herë me Rajan , Pakueta dhe Igor Tiago.
Danilo vulosi suksesin me golin e gjashtë, ndërsa goli i Harvej në fund vlen vetëm për statistikë.
Brazili tregoi forcë të madhe sulmuese dhe ritëm të lartë loje në prag të Kupës së Botës 2026. Pavarësisht mungesave të rëndësishme në formacion, Seleçao dha sinjale pozitive dhe konfirmoi ambiciet e saj për turneun e madh që e pret këtë verë.
Një fitore bindëse dhe një tjetër shfaqje force për Brazilin, që largohet nga “Maracanã” mes duartrokitjeve të tifozëve dhe me besim të plotë për sfidat që vijnë.
Nejmar nuk mundi të ishte protagonist në fushë, por ishte jashtë saj. Ai mori brohoritje nga tifozët, duke i konfirmuar mbështetjen për të.
Ndërkaq, të gjithë lojtarët e Panamasë përfituan nga rasti për të bërë foto me yllin brazilian.
Fitore bindëse arriti dhe Gjermani në miqësore. Panzerat mposhtën 4 me 0 Finlandën. Undav ishte protagonist te gjermanët, pasi arri të shënojë dy gola në këtë sfidë.
Ndërkaq, Gjurmë lanë edhe Virtz e Musiala me nga një gol.
Një fitore me karakter e Gjermanisë, që dominoi totalisht sfidën dhe e mbajti portën e paprekur, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.
Fitore arritën dhe SHBA-të. Skuadra e Poccetinos mposhti 3 me 2 Senegalin.
Disfatë pësoi Kosova. Dardanët u mposhtën 2 me 1 nga Cekia. Cekët shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa goli i Emërllahut në fund të sfidës, nuk e ndryshoi

