Champions League ka ngjyrat e PSG-së! UEFA shpall 11-en e sezonit, PSG ka 5 lojtarë, Arsenal 3
Pas triumfit në Champions, PSG konfirmon epërsinë edhe në përzgjedhjen e UEFA-s për formacionin e sezonit në Champions League. Pariszienët kanë pesë futbollistë në 11-shen më të mirë të edicionit, ndjekur nga Arsenal me 3 dhe Bajern me dy. Edhe Atleko përfaqësohet mga LLorenten në formacionin më të mirë.
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit në Champions League, duke përzgjedhur 11 futbollistët që spikatën më shumë gjatë këtij edicioni me paraqitjet, ndikimin dhe vazhdimësinë e tyre në fushë.
Në këtë formacion nuk mungojnë emrat më të spikatur të sezonit, me futbollistë që udhëhoqën skuadrat e tyre deri në fazat vendimtare të kompeticionit. Portieri i zgjedhur është David Raja i Arsenalit që i dha siguri dhe pritje vendimtare përgjatë gjithë turneut.
Në repartin defensiv UEFA ka vendosur katër emra që dhanë siguri, vazhdimësi dhe ndikim të madh në të dy fazat e lojës. Marcos Llorente i Atletico Madrid, Marquinhos i PSG, Gabriel i Arsenalit dhe Nuno Mendes i PSG-së.
Mesfusha përbëhet nga katër futbollistë që dominuan me kreativitetin dhe kontrollin e lojës: Olise i Bayern Munich, Declan Rice i Arsenalit, Vitinha i PSG-së dhe Kvaratskhelia, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit nga UEFA pas paraqitjeve vendimtare me kampionët e Europës.
Në sulm, UEFA ka zgjedhur dy nga emrat më vendimtarë të këtij edicioni, Ousmane Dembele i PSG-së dhe Harry Kane i Bayern Munich. Të dy ishin protagonistë absolutë me gola, asistime dhe ndikim të drejtpërdrejtë në momentet më të rëndësishme të sezonit europian.
Dominimi i Paris Saint-Germain bie në sy, me pesë lojtarë të përfshirë në formacionin ideal duke konfirmuar sezonin fantastik të skuadrës franceze në rrugën drejt trofeut. Arsenal përfaqësohet me tre futbollistë, Bayern Munich me dy, ndërsa Atlético Madrid me një.


