Kampione me pikë të barabarta me Elbasanin, Birja: E vetmja gjë që bëri mirë Egnatia ishte se s’kishte presion

Titulli kampion i Egnatias vazhdon të ngjallë debate të forta dhe hije dyshimi në futbollin shqiptar.

Analizat e fundit tregojnë se skuadra rrogozhinase e ka fituar trofeun me meritë të plotë në fushë, por pa shmangur dot polemikat e mëdha rreth formulës së re të kampionatit.

Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin “Ora Sport”, në “Ora News”, ishte trajneri Kadri Birja.

Gjatë fazës finale, presioni duket se mbyti skuadra me peshë si Vllaznia dhe Elbasani. Futbollistët e këtyre dy ekipeve nuk e përballuan dot trysninë për të dalë kampionë, duke mos e mbajtur dot peshën e këtij objektivi mbi shpatulla.

Nga ana tjetër, Egnatia, duke qenë më pak e favorizuara në letër, luajti pa këtë barrë psikologjike. Fitorja e tyre në ndeshjet direkte i hapi rrugën një triumfi të pandalshëm, teksa Vllaznia dhe Elbasani mbetën me sytë nga rivalët, në vend që të fokusoheshin plotësisht te loja e tyre në fushën e blertë.

Formula e kampionatit luajti një rol vendimtar në këtë përmbysje spektakolare të renditjes. Vllaznia ra nga vendi i parë në të tretin, ndërsa Egnatia bëri kërcimin e madh duke rrëmbyer kreun.

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”