Pavarësisht dështimit në “Final 4”, Vllaznia rinovon me dy vite kontratën me teknikun Martini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 13:02
Pavarësisht dështimit në “Final 4”, ku ekipi shkodran u rendit i treti në kampionatin e futbollit shqiptar që u mbyll ditën e djeshme me triumfin e Egnatias, klubi Vllaznia njofton rinovimin e kontratës me teknikun Edi Martini deri në vitin 2028.
NJOFTIMI I VLLAZNISË
KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme.

