James Milner lë futbollin! 40-vjeçari njoftoi largimin nga futbolli i luajtur
Mesfushori anglez James Milner ka mbyllur karrierën si futbollist, pas 24 vitesh plot sfida emocione dhe trofe. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ai falënderoi tifozët dha familjen për mbështetjen, ndërsa rrugëtimin e tij e cilësoi të paimagjinueshëm!
James Milner i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollin e luajtur, në moshën 40-vjeçare.
Ish-mesfushori i Leeds United, Newcastle, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe Brighton njoftoi tërheqjen nga fusha e blertë pas 24 sezonesh në Premier League. Permes një mesazhi emocional në rrjetet sociale ai faleneroi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë rrugëtimit të tij, të cilin e cilësoi si të jashtëzakonshëm!
“Që nga debutimi im me Leeds United në moshën 16-vjeçare, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë udhëtimin që kam bërë. Ka qenë një privilegj të përfaqësoj kaq shumë klube të mëdha dhe të jetoj kaq shumë momente të veçanta. Çdo klub ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën dhe karrierën time. Dua të falënderoj të gjithë ata që më mirëpritën dhe më ndihmuan gjatë rrugës, - tha ai.
I njohur për shkathtësinë e tij në disa pozicione, Milner fitoi tre tituj kampionë në Premier League, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës, dy Kupa FA, dy Kupa të Ligës, dy Community Shield dhe Kupën e Botës për Klube.
"Kam qenë me fat të përjetoj momente të paharrueshme, nga lufta për mbijetesë te fitimi i trofeve, nga ndeshjet në Europë deri te përfaqësimi i Anglisë në Kampionate Europiane dhe Kupa Bote, - shkruan Milner.
Mesazhin e mbylli me një falenderim për tifozët dhe familjen, për mbështetje e pakursyer që I kanë ofruar.
"Faleminderit tifozëve për mbështetjen në çdo hap të rrugës. Familjes sime, faleminderit për çdo sakrificë dhe përkrahje. Po largohem nga futbolli me krenari, mirënjohje dhe kujtime që do t'i ruaj për gjithë jetën."
James Milner e mbylli karrierën si futbollist te Brighton, ndërsa do mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë pjesë e stafeve drejtuese të ndonjë ekipi në Angli.

