Stuktura e Superiores, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë brenda 15 ditëve të qershorit

Sezoni 2025/26 u mbyll me triumfin e Egnatias pas fazës së “Final Four” me skuadrën rrogozhinase që iu imponua të gjithë kundërshtarëve edhe pse sezonin e rregullt e mbylli në vendin e tretë të renditjes.

Tani do të mendohet për sezonin e ardhshëm, ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshim të formatit, një opsion që e përmendi edhe vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë të dhënë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të kampionatit

“Është e pamundur për edicionin e ardhshëm që të kemi një ndryshim të numrit të skuadrave, për shkak të rregullave  të FSHF-së. Ndërsa për formatin, është diçka që ne duhet ta diskutojmë. Mesa duket, le të themi tifozëritë e rretheve e kanë të vështirë të udhëtojnë në Tiranë, - tha presidenti Duka.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar pranoi se pjesëmarrja në fazën e “Final Four” nuk ishte në pritshmëritë e parashikuara, duke e justifikuar me mungesën e dy klubeve të kryeqytetit Partizani e Tirana

“Pjesëmarrja në “Final Four” nuk ka qenë e kënaqshme, sigurisht e ka penalizuar mospjesëmarrja e Partizanit dhe Tiranës. Kështu që, për edicionin tjetër do të rishohim se çfarë formati do të kemi.

Skuadra nuk do të shtohen në edicionin 2026/2027, nuk e di nëse do të luajnë katër faza apo do të ketë ‘play off’. Do i shohim të gjitha versionet dhe do të marrim një vendim, do e vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit”- u shpreh Duka.