EGNATIA KAMPIONE/ Delia: Ky kampionat ka qenë jashtëzakonisht i fortë me përjashtim të fazës së katërt

Kampionati shqiptar i futbollit sapo ka mbyllur një sezon të karakterizuar nga një rivalitet i jashtëzakonshëm dhe përplasje të forta, por pas shkëlqimit të ndeshjeve finale fshihet një realitet problematik.

Skuadra e Egnatias ka provuar të jetë një ekip me një projekt superior, duke dominuar fazën finale dhe duke fituar të treja ndeshjet falë përgatitjes së lartë fizike, tekniko-taktike dhe përvojës në fushë.

Megjithatë, eksperti i sportit Bashkim Delia, i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” ngriti shqetësime serioze lidhur me rregulloren dhe formatin e ri të aplikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Analizat tregojnë se pavarësisht konkurrencës së fortë, faza e katërt e kampionatit solli luhatje të mëdha. Në pesë apo gjashtë ndeshjet e fundit u vunë re lëshime të dukshme nga skuadrat pretendente, duke filluar nga vendi i parë me Vllazninë, e deri tek vetë Egnatia dhe klube të tjera.

Sipas tij, kjo situatë vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e formulës aktuale, e cila nuk i përshtatet kampionatit vendas. Sistemi me 10 ekipe i detyron skuadrat të përballen plot katër herë me njëra-tjetrën gjatë një sezoni, një skemë që krijon monotoni dhe hap shteg për lëshime pikësh në javët e fundit.

Për të ruajtur integritetin e garës, Delia apeloi për një ndryshim urgjent të strukturës së kampionatit nga ana e institucioneve.

Zgjidhjet e propozuara përfshijnë zgjerimin e ligës në 12 ose 14 ekipe me zhvillimin e vetëm tre fazave, ose kalimin në një format me gjashtë ekipe në fazat finale. Një gjë mbetet e qartë: formula aktuale rrezikon të dëmtojë rëndë bukurinë e garës nëse nuk rishikohet sa më parë.

ANALIZA E PROFESORIT BASHKIM DELIA

Gjatë gjithë kampionatit ka treguar, domethënë ka treguar që është një ekip jashtëzakonisht i fortë, një ekip që me përvojë dhe kjo tregon dhe në ndeshjet e fundit.

Pavarësisht se kampionati ka qenë me, domethënë ka qenë një i fortë me këto ekipe, por pjesën e Final Four ose Final Katër siç i themi ne, u tregua me ekip i fortë fizikisht si nga pamja tekniko-taktike, ashtu edhe nga eksperienca, nga përvoja.

Po të shikosh të treja ndeshjet, të treja ndeshjet që me skemën e re që u bë nga Federata Shqiptare e Futbollit, të treja ndeshjet i fitoi. Kjo tregon edhe domethënë përparësi për sa i përket projektit që kishte ekipi edhe ka ekipi i Egnatias.

Ne duhet të themi se ky kampionat ka qenë jashtëzakonisht i fortë me përjashtim të fazës së katërt, që disa oshilacione pothuajse pesë, gjashtë ndeshjet e fundit patën disa oshilacione.

Pati disa lëshime të disa ekipeve, duke filluar nga vendi i parë te Vllaznia, te Egnatia, e shumë ekipet e tjera. Kështu që përfundimi është që ky kampionat pati rivalitet.

Pati domethënë përplasje të forta, pati konkurrencë të fortë në ato ndeshje, domethënë që ishin deçizive përsa i përket kampionatit.

Por njëkohësisht kjo formulë që është tani, unë mendoj që nga Federata Shqiptare e Futbollit, pavarësisht se mundet që edhe vitin tjetër të jetë e tillë, ose të jetë me përgjysmim pikësh ose diçka tjetër, kjo formulë nuk i përshtatet kampionatit tonë.

Të paktën 10 ekipe siç janë, mundet edhe 12, 14 ekipe, që ne ta bëjmë me tre faza mos ndeshet një ekip të ndeshet katër herë dhe bëhen diçka monotone dhe mund të ketë edhe lëshime.

Kështu që duhet, unë për mendimin tim, duhet ta shikojmë dhe ta gjykojmë që të bëjnë një, domethënë, një zgjidhje tjetër ose ta bëjnë me gjashtë ekipe ose ta zgjidhin...

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”