Pas incidentit të dh*nshëm, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit në Zvërnec

Teli me gjemba i cili ndodhej i bashkëngjitur me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr këtë të diel.

Kjo vjen pas incidentit të dhunshme një ditë më parë, ku qytetarë kanë protestuar kundër ndërtimeve në këtë zonë me pretendime për probleme në çështjet e pronësisë.

Sakaq policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec. Gerald Biba akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas policisë, 32-vjeçari goditi me grusht një person dhe më pas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të proceduar penalisht, e tërhoqi me forcë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.