Borxhi degradoi drejt sulmit me th*kë, i riu plagoset në bark! Policia e Korçës në kërkim të autorit

Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Korçë, pas një konflikti që ka përfunduar në dhunë fizike.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy personave, ku fillimisht është nisur një debat që më pas ka degjeneruar në përleshje.

Gjatë konfliktit, i riu ka marrë një plagë të lehtë në bark me thikë dhe gjithashtu është goditur me grushte.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një borxhi prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra, i cili ka çuar në përshkallëzimin e situatës.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.