"Grupi kriminal i Sarandës: Ish-shefi i IKMT Vlorë Elton Caslli pastron miliona euro të korrupsionit në pasuri të paluajtshme (SKEMA)"
Evidencat tregojnë se Elton Caslli ka blerë pasuri me vlerë miliona euro nga Vlora në Tiranë, me 70-80 % cash, përmes familjarëve të tij dhe njerëzve të tjerë të besuar. Apartamente, troje, vila dhe ambiente tregtare, me vlerën e tregut miliona euro, kanë kaluar në emrin e familjarëve të Casllit…
Prokuroria dhe AMP-ja kanë nisur prej disa muajsh një operacion për goditjen e mafies së ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe zaptimin e hapësirave publike, ndërsa pritet edhe angazhimi i SPAK pasi kemi të bëjmë me një grup të mirfillt kriminal. Aksioni i Prokurorisë Sarandë dhe AMP-së ka prodhuar arrestime, procedime në gjendje të lirë, persona nën hetim dhe valë shkarkimesh.
Dy kupolat e Policisë Sarandë dhe drejtoria rajonale e IKMT janë shkrirë. Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit, u largua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Vlorës Elton Caslli. Ky i fundit, një ish inspektor mjedisi, është derivat i Gys Agasit, por kur Edi Rama vendosi Agim Ismailajn në krye të IKMT, Caslli krijoi njëfarë distance nga Agasi, duke krijuar grupin e tij të përfitimit.

Nga monitorimi dhe përgjimet disamujore, Elton Caslli bashkëpunonte me përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale të Vlorës Xhovalin Hoxhaj dhe drejtues të policisë për lejimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të ryshefeteve në vlera që shkonin deri në qindra mijëra euro.
Nga ky aktivitet kriminal secili anëtar i grupit besohet se ka përfituar disa milionë euro, para të cilat po i pastrojnë duke i investusr në pasuri të paluajtshme.
Referuar disa transaksioneve, regjistrit hipotekor dhe lëvizjeve të rrethit të tij familjar, rezulton se Elton Caslli po pastron në pasuri të paluajtshme miliona euro produkt i aktivitetit kriminal të lejimit të ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike në bregdet.
Po cilat janë pasuritë e Elton Casllit? Në emrin e kujt i ka kamufluar? Sa është vlera reale e tyre dhe sa janë deklaruar në letra? Vijon…/ Marrë nga "Pamfleti"

