Shuhet Rana e Hedhun, Zefi: Është bërë izolimi i zonës së zjarrit, shkaqet nuk dihen ende

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme pranë zonës së Ranës së Hedhun në Shengjin në një zonë me pisha.

Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, duke kërkuar nevojën e mbështetjes së zjarrfikësve të Lezhës, por edhe nga zjarrfikës të ardhur nga Tirana dhe Vau i Dejësit.

Brenda pak orësh, situata është vënë nën kontroll dhe po shkon drejt shuarjes së plotë dhe nuk ka rrezikuar struktura akomoduese që ndodhen në zonë.

Nënkryetari i bashkisë, Fatjon Zefi, thotë se së bashku me Policinë e Shtetit po hetojnë shkaqet, por e rëndësishme mbetet izolimi i plotë dhe rikontrolli i zonës për të parandaluar rindezjen duke qenë se ka edhe prani e erës.

Thuajse çdo vit, zjarret kanë prekur zonën e Ranës së Hedhun duke bërë që monitorimi dhe ndërhyrja të shihen si elemente parësore dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës.