RRITEN LEJET E NDËRTIMIT/ Më shumë për banesa private, stabilizohen pallatet

Nga periudha janar dhe deri në mars numri i lejeve të ndërtimit u rrit me gati 25 për qind. Megjithatë sipas të dhënave të INSTAT objektet janë në gati 90 për qind të rasteve për shtëpi private dhe 22 janë për pallate. Gjithashtu rritje ka dhe për hotelet

Tre mujori i parë i vitit shënoi kthimin në trendin rritës të lejeve dhe sipërfaqeve të ndërtimit. Sipas INSTAT, në të gjithë vendin u dhanë 322 leje ndërtimi me 371 mijë metër katror.

Investimi për to pritet të shkojë në 20.4 miliardë lekë. Janë gati 194 objekte që do të jenë me një dhe dy kate ndërsa 22 të tjera do të jenë pallate shumëkatëshe, por në këto raste numri i lejeve të dhëna është më i ulët se trenti i katër viteve të fundit.

Megjithatë INSTAT raporton ndryshim të fortë në hoteleri me 13 objekte që kanë marrë dakordësinë për t’u zhvilluar  2 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Ndërtesat jo-rezidente  si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale shkojnë në një sipërfaqe prej 191.453 metër katror. Kjo i vë një fokus të shtuar mbështetjes së strehimit dhe shtimit të kapaciteteve pritëse.

Sipas INSTAT, viti 2023 ka shënuar numrin më të lartë të lejeve të dhëna me 1602 të tilla ku përfshihen të gjitha kategoritë. Më tej ka pasur një rënie por jo në sipërfaqe dhe në financimin për realizimin e tyre.

Tirana qëndron në krye të të dhënave, e ndjekur më pas nga Durrësi, Vlora e Lezha.

Duket se është kërkesa e lartë për apartamente që bën që situata të vazhdojë të mbetet pozitive