VIDEO/ Publikohet DOKUMENTI që “hedh në erë” Erion Veliajn dhe çështjen e tij

CNA po publikon këtë të premte dokumentin që rrëzon përfundimisht retorikën e dirigjuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe avokatët e tij mbi "kafazin e xhamit".

Ky dokument që po publikojmë sot është as më shumë dhe as më pak se vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

GJEDNJ është shprehur për çështjen Zinchenko dhe Tamtura kundër Ukrainës, vendim i datës 5 mars 2026, i zbardhur më 19 maj 2026.

VIDEO/ Publikohet DOKUMENTI që “hedh në erë” Erion
Vendimi versioni anglisht
VIDEO/ Publikohet DOKUMENTI që “hedh në erë” Erion
Vendimi versioni shqip

VIDEO/ Publikohet DOKUMENTI që “hedh në erë” ErionVIDEO/ Publikohet DOKUMENTI që “hedh në erë” Erion

Në pikën 20 të këtij vendimi, Gjykata e Strasburgut i jep një goditje të fortë të gjithë propagandistëve mediatikë të paguar nga Erion Veliaj, të cilët janë përpjekur të helmojnë opinionin publik duke e paraqitur ndarjen e xhamit si torturë për të shpëtuar sponsorin e tyre.

VIDEO/ Publikohet DOKUMENTI që “hedh në erë” Erion
Pika 20 e vendimit të Gjykatës së Strasburgut

Dokumenti i GJEDNJ konfirmon qartë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi që arrin nivelin minimal të ashpërsisë për të përbërë shkelje, duke e diferencuar këtë masë sigurie nga kafazet metalike.

Pika 20 e vendimit të GJEDNJ thekson se:

“Gjykata ka konstatuar tashmë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami ose në "doke" (kabina) prej xhami, nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi të mjaftueshëm për të arritur nivelin minimal të ashpërsisë, siç është rasti me kafazet metalike (shih Yaroslav Belousov kundër Rusisë, nr. 2653/13 dhe 60980/14, §§ 124 dhe 125, 4 tetor 2016). Megjithatë, ky nivel mund të arrihet nëse rrethanat e mbajtjes së tyre, të marra në tërësi, do t'u shkaktonin atyre shqetësim ose vështirësi me një intensitet që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes që është i natyrshëm për ndalimin (shih Kud?a kundër Polonisë [GC], nr. 30210/96, §§ 92-94, GJEDNJ 2000-XI).”

Publikimi i këtij dokumenti nga CNA këtë të premte është një përgjigje e qartë ndaj çdo tentative për të manipuluar opinionin publik. 

Strasburgu konfirmon se drejtësia nuk mund të ndikohet nga pretendimet e pabazuara, pasi barrierat prej xhami janë një masë legjitime sigurie dhe jo një formë trajtimi poshtërues.

Ky standard evropian rrëzon narrativat e ndërtuara mbi baza të pasakta, duke dëshmuar se përpjekjet për të shfrytëzuar këtë çështje në funksion të retorikës politike apo mediatike nuk qëndrojnë përballë realitetit juridik./ Marrë nga "CNA.al"