Kredia për ekonominë u rrit me 19% në prill

Kreditimi i ekonomisë ka ruajtur një ecuri pozitive edhe gjatë muajit prill të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë muajit prill sektori bankar miratoi 39,1 miliardë lekë kredi të reja, ose rreth 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë segmenti i biznesit, ku kredia e re u rrit me 25% në bazë vjetore. Ndërkohë, kreditimi për individët shënoi një rritje me rreth 8% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Të dhënat e BSH-së evidentojnë se kreditë e reja për korporatat private jofinanciare arritën në 25,5 miliardë lekë në muajin prill, nga 20,5 miliardë lekë që ishin një vit më parë, duke reflektuar zgjerimin e investimeve të biznesit në ekonomi.

Ndërsa kreditë e reja për banesa arritën në 6,6 miliardë lekë, kundrejt 7,03 miliardë lekëve në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.