“FUNDI I GOLEMËVE” NË SKENË!/ Opera e Nikolla Zoraqi, vjen si Premierë Botërore në skenën e TKOB
Fundi i Golemëve”, opera shqiptare e kompozitorit Nikolla Zoraqi vjen premier në Skekën e Teatrit të Operas dhe Baletit nën dirigjimin e mjeshtrit Xhani Ciko.
Vepra historiko-muzikore “Fundi i Golemëve” vjen për herë të parë si dramë teatrale në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke rikthyer një prej krijimeve më të rëndësishme të muzikës shqiptare.
Maestro Zhani Ciko e cilësoi realizimin e kësaj vepre si një moment të rëndësishëm artistik dhe kulturor, që sjell në skenë një histori me peshë për identitetin kombëtar.
Për sfidat dhe punën dyvjeçare në realizimin e dramës foli edhe regjisori Nikolin Gurakuqi, i cili vuri theksin tek përkushtimi i trupës për ta sjellë veprën sa më pranë publikut.
Emocionet e interpretimit i ndanë edhe solistët operistikë Armando Likaj, në rolin e Gjorg Golemit, dhe Nina Muho, që interpreton Marën.
E shkruar në vitin 1963 nga kompozitori Nikolla Zoraqi, vepra u censurua nga regjimi komunist dhe nuk arriti të vihej në skenë në formën e saj të plotë.
“Fundi i Golemëve” do të ngjitet në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit më 28, 29 dhe 30 maj, për publikun artdashës.
