Gruaja e ish-presidentit amerikan zbulon frikën gjatë debatit 2024: Mendova se Joe Biden po pësonte...
Jill Biden ka treguar detaje për debatin televiziv të vitit 2024 mes Joe Biden dhe Donald Trump, duke thënë se në një moment gjatë transmetimit kishte menduar se bashkëshorti i saj mund të kishte pësuar goditje në tru.
Në një pjesë të intervistës së saj për CBS, ajo përshkruan se gjatë debatit 90-minutësh në Atlanta ishte e shqetësuar nga mënyra si Biden po paraqitej, duke e parë të lodhur dhe me vështirësi në përgjigje.
Debati i qershorit 2024 u komentua gjerësisht në SHBA, pasi Biden u shfaq me probleme në të folur, ndalesa të shpeshta dhe ngatërrime fjalësh, çka ngriti pyetje mbi gjendjen e tij fizike dhe mendore.
Në një nga momentet e debatit, Biden bëri një deklaratë të pasaktë gjatë kritikave ndaj politikave fiskale të kundërshtarit, që u korrigjua më pas nga stafi i tij.
Ndërkohë, Donald Trump reagoi me ironi ndaj disa prej përgjigjeve të tij.
Pas debatit, pati presion të madh politik nga brenda Partisë Demokratike dhe nga donatorët, që çoi më vonë në tërheqjen e Biden nga gara presidenciale dhe mbështetjen e kandidaturës së Kamala Harris.
Pavarësisht kritikave, Jill Biden e ka mbrojtur publikisht bashkëshortin e saj në daljet e mëvonshme, duke vlerësuar performancën e tij në debat.

