MAFIOZË ME “KANUN” DHE MODERNË! Prokurori Italian: Grupet shqiptare më të fuqishmet. Mara: Krimi pa kombësi
Prokurorët e antimafias italiane I cilësojnë grupet kriminale shqiptare ndër më të fuqishmet në Europë, duke theksuar se ato ndërthurin traditën e Kanunit me organizimin modern kriminal. Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, deklaroi se krimi nuk ka kombësi, ndërsa kreu i SPAK, bëri bilancin e operacioneve të përbashkëta Shqipëri-Itali me qindra masa sigurie dhe miliona euro të sekuestruara.
Shtrirja, veprimtaria dhe mënyra e organizimit të grupeve kriminale shqiptare jashtë vendit, duke ndërthurur traditën me modernen u vu në qendër të analizës dhe përballi qëndrimet e anti mafias italiane me prokurorët e SPAK në konferencën e përbashkët për goditjen e një rrjeti mes dy vendeve
Prokurori i Antimafias italiane, Giuseppe Gatti I cilësoi grupet kriminale shqiptare, si organizatat ndër më të fuqishme në Europë.
Prokurori italian: Duhet ta themi! Organizatat kriminale shqiptare janë më të konsoliduarat dhe më ë përhapurat në të gjithë Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për një fenomen alarmant dhe pjesërisht ende i nënvlerësuar. Sot, realiteti na tregon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të aftë për të marrë një rol kryesor në fushën e narkotrafikut ndërkombëtar. Pra një grup që vepron në të gjithë globin, që ndërvepron me organizatat mafioze më të rëndësishme italiane dhe ndërkombëtare”
Prokurori italian u ndal vecanërisht tek mënyra e funksionimit të grupeve kriminale shqiptare në europë, duke theksuar se veprojnë me Kanun, duke bashkuar traditën me modernen në botën e krimit.
Prokurori italian: “Edhe këtu kemi një mafie që bashkon traditën me modernen. Një mafia e lidhur me familjen, me kodet e sjelljes, me Kanunin, që rregullon marrëdhëniet familjare dhe kriminale. Në një pjesë të këtij hetimi, i dyshuari për këtë vrasje justifikon ekzekutimin e tmerrshëm duke thënë se ishin shkelur jo rregullat e një kontrate, por ato të një familjeje”
Prokurori I posaçëm, Vladimir Mara, në përgjigje theksoi se krimi I organizuar nuk ka kombësi, duke shtuar se grupet kriminale shqiptare, kanë gjetur mbështetje në Itali ku dhe janë fuqizuar e modernizuar.
Kryeprokurori I SPAK, Klodian Braho po ashtu I pranishëm në konferencë zbuloi rezultatet e operacioneve të përbashkëta mes dy vendeve në 7 vite.
Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posacme kundër korrupsionit e krimit të organizuar theksuan se Skuadrat e përbashkëta hetimore mund të jenë një mjet efektiv në goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.
