73-vjeçari i dënuar për vr*sje me dashje/ Ndërron jetë në urgjencën e QSUT-së, ja shkaku...

Një 73-vjeçar i dënuar për “vrasje me dashje” ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së në Tiranë.

Sipas informacionit zyrtar, ai ishte i shtruar në spital prej disa ditësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi më parë ishte transferuar nga IEVP Lezhë drejt QSUT-së për trajtim më të specializuar.

I ndjeri ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Lezhës dhe më herët ishte vendosur nën masë mjekimi të detyruar.

Sipas të dhënave paraprake mjekësore, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë arrest kardiak.

Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse lidhur me rastin.