DËSHTIMI KOLOSAL I MILANIT/ Shkarkohet Allegri bashkë me Igli Taren, nuk 'shpëtojnë' as drejtuesit e lartë të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 19:00
Milani ka marrë një vendim të madh për të ndryshuar drejtimin e klubit pas përfundimit të sezonit.
Sipas njoftimeve nga klubi, janë ndërprerë bashkëpunimet me trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, CEO-n Giorgio Furlani dhe shefin e skautizmit Geoffrey Moncada.
Vendimi vjen pas një sezoni ku skuadra nuk arriti objektivin kryesor, që ishte kualifikimi në Champions League. Edhe pse Milani ka qenë për pjesën më të madhe të kampionatit në zonën e kreut dhe në garë për titull, rezultatet e dobëta në fund kanë ndikuar në vlerësimin negativ të sezonit.
Allegri ka drejtuar ekipin në 42 ndeshje gjatë këtij sezoni, ndërsa pritet që klubi të nisë një riorganizim të plotë për sezonin e ri.
