Serie A/ Tronditet Milani, kuqezinjtë munden nga Cagliari dhe mbeten jashtë Championsit

Takimi i luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2-të të sfidës me anë të Saelemaekers, por gjithçka u barazua nga Borrelli në minutën e 20-të.

Ekipi i Allegrit do ta siguronte Championsin edhe me një pikë, por në të 57-tën, “Djalli” u shtang nga Juan Rodriguez.

Një sezon krejt për t’u harruar ky për Milanin, i cili dy muaj më parë ishte pretendent për titullin kampion, ndërsa sezonin e ardhshëm do e shohë veten të luajë në Europa League.

Vendin në Champions League, kuqezinjve ia zuri Como e Fabregasit, që bëri detyrën përballë Cremoneses, duke triumfuar 1-4.

Ndërkohë vendi i tretë u sigurua nga Roma, që triumfoi 0-2 me Veronën, ndërsa po në Europa League do të luajë Juventus, ndeshja e të cilit me Torinon filloi me vonesë për shkak të një përplasje të ashpër mes tifozëve.