Republika Demokratike e Kongos në Botëror/ FIFA jep "dritën jeshile" pavarësisht shqetësimeve për Ebolën
Republika Demokratike e Kongos merr pjesë në Botërorin e kësaj vere pavarësisht epidemisë së Ebolas: stërvitje në Belgjikë dhe masa të rrepta shëndetësore
Federata e Futbollit e Kongos (FECOFA) njofton se kombëtarja do të vazhdojë përgatitjet normalisht, pas konsultimeve me FIFA-n dhe pas anulimit të grumbullimit në Kinshasa.
Skuadra aktualisht po stërvitet në Belgjikë dhe ka zbatuar protokolle të rrepta shëndetësore për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit. Sipas federatës, shumica e lojtarëve dhe stafit teknik jetojnë dhe aktivizohen në Evropë, çka ul ndjeshëm rrezikun e ekspozimit ndaj Ebolas.
Ndërkohë, anëtarët e stafit që kanë udhëtuar nga Kinshasa do të qëndrojnë të paktën 21 ditë në Evropë përpara se të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.
FECOFA ka diskutuar gjithashtu me FIFA-n për situatën e tifozëve që kanë blerë bileta, por nuk kanë marrë viza për shkak të kufizimeve administrative amerikane, me mundësinë e rimbursimit të tyre që po shqyrtohet.
