Gonxhja: Kampionati Europian i Socca-s në Tiranë, një event që theu rekorde
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 23:58
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja e cilësoi Kampionatin Europian të International Socca Federation, si një event që theu rekorde, duke e vendosur Tiranën në qendër të futbollit europian të minifutbollit.
Sipas Gonxhes, “28 shtete pjesëmarrëse në Shtëpia e Futbollit, në kuadër të Kampionatit Europian të International Socca Federation.
Mbi 1500 lojtarë pjesëmarrës, mijëra tifozë dhe atmosferë elektrizuese gjatë gjithë ditës, duke e kthyer Tiranën në qendrën europiane të minifutbollit”.
“Kënaqësia më e madhe është që Shqipëria u rendit mes 8 ekipeve më të mira të Europës, pas një rrugëtimi fantastik dhe emocionesh të paharrueshme”, theksoi ministri.
