Saranda dhe Gjirokastra mbyllin votimin për kreun e PD/ Publikohen rezultatet dhe shifrat e pjesëmarrjes

Në degët e Sarandës dhe Gjirokastrës është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet në Partinë Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.

Në Sarandë kanë marrë pjesë 229 anëtarë me të drejtë vote.

Nga këto, 181 kanë votuar pro, 40 kundër, 3 kanë abstenuar dhe 5 fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme.

Në këtë degë, nga 870 anëtarë me të drejtë vote, pjesëmarrja është rreth 26%.

Në Gjirokastër, sipas rezultateve të numërimit, Berisha ka marrë 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenime dhe 5 fletë të pavlefshme.

Në këtë degë, nga 1,890 anëtarë me të drejtë vote, pjesëmarrja ka qenë rreth 15%.

Ndërkohë, në disa degë të tjera kryesore të Partisë Demokratike, procesi i votimit është shtyrë deri në orën 19:00.