Gjirokastra "braktis" Berishën, votojnë vetëm 15% e demokratëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 20:02
Në degët e Sarandës dhe Gjirokastrës është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.
Në degën e Gjirokastër, sipas rezultateve të numërimit, Berisha ka marrë 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenime dhe 5 fletë votimi të pavlefshme.
Në këtë qytet të drejtë vote kishin 1890 anëtarë, çka do të thotë se ka pasur një pjesëmarrje prej vetëm 15%.
Ndërkohë procesi i votimit është mbyllur për të gjitha qendrat e votimit në orën 19:00. Tashmë ka nisur dhe numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.
