RIKONFIRMIMI I BERISHËS/ Mbyllet procesi i votimit në disa degë, nis numërimi! Ja pjesëmarrja në çdo zonë

Pas përfundimit të procesit të votimit me rreth një orë vonesë, në disa degë të Partisë Demokratike ka nisur menjëherë numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit, ku kandidon Sali Berisha si i vetmi në garë.

Në Degën 2 në Tiranë, nga 478 votues, 448 vota janë pro, 10 kundër dhe 10 abstenim.

Në Pogradec, nga 1200 votues në listë, kanë marrë pjesë 324 persona. 295 vota janë pro, 19 kundër dhe 10 abstenim.

Në Sarandë, nga 229 votues, 181 kanë votuar pro, 40 kundër, 3 abstenim dhe 5 vota të pavlefshme.

Në Gjirokastër, nga 291 votues, 270 janë pro, 11 kundër, 5 abstenim dhe 5 të pavlefshme.

Në Këlcyrë, nga 232 votues, 205 janë pro, 16 kundër, 10 abstenim dhe 1 e pavlefshme.

Në Libohovë, nga 188 votues, 160 janë pro, 8 kundër dhe 12 abstenim.

Në Gramsh, nga 248 votues, 215 janë pro, 22 kundër dhe 3 abstenim.

Në Dibër, nga 679 votues, 649 janë pro, 18 kundër, 9 abstenim dhe 6 të pavlefshme.

Në Kukës, nga 1014 votues, 964 janë pro, 17 kundër dhe 24 abstenim.

Në Bulqizë, nga 522 votues, 498 janë pro, 13 kundër, 10 abstenim dhe 1 e pavlefshme.

Në Shijak, nga 320 votues, 303 janë pro, 16 kundër dhe 1 abstenim.

Në Mat, nga 537 votues, 509 janë pro, 17 kundër dhe 2 abstenim.

Në Elbasan, nga 1181 votues, 1120 janë pro, 33 kundër, 12 abstenim dhe 16 vota të pavlefshme.

Procesi i numërimit po vijon në disa degë të tjera, ndërsa deri tani shifrat tregojnë një mbështetje të gjerë pro kandidatit të vetëm në garë.