"Votimi në PD zgjatet në disa degë të mëdha"/ Kaso: Procesi shtyhet deri në orën 19:00 për shkak të pjesëmarrjes së lartë

Në procesin e votimit për zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, është bërë një ndryshim në orarin e mbylljes së votimit për disa degë të mëdha.

Ivi Kaso ka bërë të ditur se në këto degë, kryesisht në Tiranë dhe në qarqe të tjera me numër të lartë votuesish, votimi do të shtyhet deri në orën 19:00.

Fillimisht ishte parashikuar që procesi të mbyllej në orën 18:00.

Sipas tij, vendimi është marrë për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve dhe për të mundësuar që të gjithë demokratët të ushtrojnë të drejtën e votës.

Në disa degë më të vogla, votimi pritet të përfundojë në orarin e parashikuar më herët.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe po vijon në të gjitha degët e Partisë Demokratike në vend.