VIDEO/ Momente tm*rri në Rusi, gruaja bllokohet në ashensor, i shp*rthen bateria rezervë dhe…

Një incident i frikshëm është regjistruar në një pallat apartamentesh në qytetin Surgut, ku një grua përjetoi momente terrori pasi një bateri që mbante në çantë shpërtheu papritur ndërsa ndodhej në ashensor.

Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së pallatit dhe pamjet tregojnë gruan teksa hyn në ashensorin e vogël me çantën në dorë. Vetëm pak sekonda më vonë, bateria shpërthen në flakë, duke mbushur menjëherë kabinën me tym të dendur.

E tmerruar, gruaja hodhi çantën në dysheme dhe nisi të përpiqej me panik të hapte dyert e ashensorit. Në video shihet teksa shtyp vazhdimisht butonat dhe mundohet të mbrohet nga tymi që përhapej me shpejtësi në hapësirën e mbyllur.

Pas disa çastesh tensioni, dyert e ashensorit më në fund u hapën dhe gruaja arriti të dilte në kohë, pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Incidenti ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e baterive me litium dhe karikuesve portativë, pasi raste të ngjashme të mbinxehjes dhe shpërthimeve janë raportuar kohët e fundit në vende të ndryshme të botës. Ekspertët këshillojnë përdorimin e pajisjeve të certifikuara dhe shmangien e ekspozimit të baterive ndaj temperaturave të larta apo dëmtimeve fizike.

VIDEO/ Momente tm*rri në Rusi, gruaja bllokohet në ashensor, i