Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (21 - 22 Maj 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Ishujt Britanikë dhe zona e Alpeve do të përfshihen nga mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu dhe stuhi ere, ndërsa brigjet e Turqisë mbeten me reshje dhe mini-stuhi.

Pjesa më e madhe e Europës dominohet nga mot i kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në të gjithë territorin, ndërsa pasditja sjell vranësira kalimtare Temperaturat luhaten nga 8°C deri në 29°C.

Era fryn e lehtë deri mesatare mbi 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi do të përfshihen nga rrebeshe shiu, ndërsa Ballkani dhe Europa Lindore paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e kontinentit mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Sipas MeteoAlb, paraditja do të pritet me kthjellime dhe vranësira të përkohshme, ndërsa pasditja sjell zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, më të dukshme në jug dhe juglindje.

Temperaturat luhaten nga 10°C deri në 31°C. Era fryn mesatare deri në 35 km/h, me dallgëzim 1 ballë.