Përplasjet për gjuhën shqipe në Shkup, studentët paralajmërojnë protestë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 20:23
Studentë shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po protestojnë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas njoftimit, studentët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut.
Protesta është planifikuar të zhvillohet të martën, më 26 maj, në orën 17:00.
