KURTI: BEOGRADI PO USHTRON PRESION/ Arrestohen 7 persona për k*rcënim ndaj votuesve para zgjedhjeve

Shtatë persona të nacionalitetit serb janë arrestuar në Graçanicë nën dyshimet për kërcënim dhe presion ndaj votuesve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e cilësoi situatën si alarmante dhe foli për ndërhyrje e presion nga Serbia.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar shtatë shtetas të nacionalitetit serb në Komunën e Graçanicës, nën dyshimet për kërcënime, presion dhe shantazh ndaj vullnetit të lirë të votuesve.

Arrestimet vijnë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për 7 qershor 2026.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se institucionet  ka dëshmi për presione ndaj serbëve të Kosovës për të votuar Listën Serbe.

Kurti tha se fenomeni i presionit dhe shantazhit ndaj qytetarëve serbë në Kosovë është bërë më i shpeshtë dhe, sipas tij, ka marrë përmasa serioze gjatë periudhës së qeverisjes së tij.

Po ashtu, qeveria e Kosovësprezantoi edhe prezantuar një paketë të re emergjente për trajtimin e problemit të mbeturinave në vend, të cilin kryeministri Kurti, e cilësoi si një shqetësim serioze për shëndetin publik.

Sipas planit qeveritar, aksioni synon largimin e rreth 500 deponive ilegale në gjithë vendin, përmes bashkëpunimit me kompani të kontraktuara dhe me një buxhet të parashikuar prej një milion eurosh.