Gjykata në Prishtinë "fundos" me 6 vite burg ish-togerin e akuzuar për spiunazh...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 16:52
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 6 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë ish-togerin e Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiç, nën akuzën e spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.
Veç arrestimit dhe gjobitjes, gjykata ka urdhëruar shkatërrimin e armës së gjetur dhe konfiskimin e sendeve të gjetura të ish-togerit.
Jevtiç mori dhe një dënim plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në administratë publike për 5 vite pas kryerjes së dënimit me burgim, raportojnë mediat në Kosovë.
