DENION MEIDANI S’U SHKARKUA PËR PROTESTËN/ Ministria: Lëvizjet bëhen vetëm sipas ligjit dhe prioriteteve të vendit

Ministria e Jashtme i ka cilësuar të pavërteta lajmet se ambasadori i shqipërisë në shkup u shkarkua pas protestave për gjuhën shqipe atje. Në reagim theksohet se përfaqësuesit e vendit lëvizin vetëm sipas parashikimeve ligjore dhe prioriteteve të vendit dhe se për rastin në fjalë nuk ka një veprim të tillë
DENION MEIDANI S’U SHKARKUA PËR PROTESTËN/ Ministria:

Lajmi për shkarkimin e ambasadorit të maqedonisë së veriut Denion Meidani pas protestave të studentëve shqiptar në shkup u pasua me reagimin e ministrisë për evropën e punët e jashtme

Përmes reagimit për mediet shtohet se nuk ka një lëvizje të tillë nga detyra, duke rrëzuar pretendimet në medie se ai po transferohet në shkup pasi ka mbështetur ptotestat.

“Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike. Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore."

Komentet e bëra në medie se meidani nuk do të jetë ambasador në Shkup pikërisht për shkak të protestave për të lejuar gjuhën shqipe në provime zëdhënësi i ministrisë i cilëson të pavërteta dhe që nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

Madje alteo hysi shton se hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme