KQZ vendos të enjten për mandatin e Kreshnik Hajdarit/ Maliqi: Ka qenë një proces i mbetur pezull për një kohë të gjatë

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të shqyrtohet të enjten në orën 11:00 kërkesa për mandatin e Kreshnik Hajdarit. Çështja ka kaluar disa institucione dhe shkallë të drejtësisë për një periudhë të gjatë kohore.

Lefter Maliqi për Ora News u shpreh se sipas dokumenteve dhe pretendimeve të palës që ka bërë kërkesën, mandati lidhet me ligjin e dekriminalizimit dhe me një vendim gjyqësor të mëparshëm, si dhe çështje të tjera të hapura në drejtësi.

“Çështja ka nisur shumë herët, para zgjedhjeve. Kemi ndjekur gjithë rrugët ligjore, nga KQZ, KAS, gjykatat deri te SPAK. Ka qenë një proces i gjatë dhe i mbetur pezull për një kohë të gjatë.”-tha ai.

Ai thotë se procesi ka kaluar disa herë nga një institucion në tjetrin, duke krijuar vonesa dhe paqartësi deri në shqyrtimin e fundit që pritet nga KQZ.

“Tani pritet vendimi i KQZ-së. Pas kësaj faze, çështja mund të vijojë sërish në ankimim sipas procedurës ligjore.”-shtoi Maliqi.

KQZ pritet të japë vendimin e saj, i cili mund të hapë një tjetër fazë ankimimi në institucionet përkatëse të drejtësisë zgjedhore.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: